Besimi Apostolik
(The Apostles' Creed - Albanian)

 

Besoj në Perëndi, Atin e gjithpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës.

 

Ngrini sytë tuaja përpjetë dhe shikoni: Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e tyre me shumicë dhe thërret gjithçka me emër; për madhështinë e fuqisë së tij dhe forcën e tij, asnjë nuk mungon. Isaia 40:26, 28.


E në Jezus Krishtin, Birin e tij të vetëm, Zotin tonë. I cili u zu për virtyt të Shpirtit të Shenjtë. U lind prej Virgjërës Mari.

 

Dhe engjëlli i tha: ''Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t'ia vesh emrin Jezus. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t'i japë fronin e Davidit, atit të tij; dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur''. Dhe Maria i tha engjëllit: ''Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?''. Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ''Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë. Luka 1:30-35.


Vuajti nën Poncin Pilat. U kryqëzua, vdiq e u varros. Zbriti në ferr. Ditën e tretë u ringjall nga vdekja.

 

Tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: ''Ja mbreti juaj''. Por ata bërtitën: ''Largoje! Largoje! Kryqëzoje!''. Pilati u tha atyre: ''Ta kryqëzoj mbretin tuaj?''. Krerët e priftërinjve u përgjigjën: ''Ne s'kemi mbret tjetër përveç Cezarit!''. Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. Dhe ata e morën Jezusin dhe e çuan tutje. Gjoni 19:14-16.

 

Që dikur ishin rebelë, kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsejt tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit, i cili është shëmbëllesa e pagëzimit (jo heqja e ndyrësisë së mishit, po kërkesa e një ndërgjegjeje të mirë te Perëndia), që tani na shpëton edhe ne me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit. 1 Pjetrit 3:18, 19.

 

Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve. 1 e Korintasve 15:3, 4.

 

U ngrit në qiell. Rri në anë të djathtë të Perëndisë, Atit të gjithpushtetshëm.

Përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme, dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës. Efesianëve 1:20, 21.

 

Prej andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit.

Prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë. 2 Timotheut 4:1.

 

Besoj në Shpirtin e Shenjtë,

 

Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju. Gjohi 14:16, 17.


Kishën e shenjtë katolike,

 

Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë. Mateu 16:18.

 

shoqërinë e shenjtërve,

 

Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë. 1 e Korintasve 1:9.

 

faljen e mëkateve,

 

Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve, dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut. Veprat e Apostujve 13:38, 39.

 

ringjalljen e mishit,

 

I cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t'i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat. Prandaj, o vëllezër të dashur dhe fort të dëshiruar, gëzimi dhe kurora ime, qëndroni kështu në Zotin, o shumë të dashur. Filipianëve 3:20, 21.

 

jetën e pasosur.

 

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Gjohi 3:16.

 

Ashtu qoftë.

 
GotQuestions.org
4-spiritual-laws
All About God
 

Scripture taken from the
New King James Version.
Copyright ©
1979, 1980, 1982
by Thomas Nelson, Inc.
Used by Permission.
All rights reserved.

Navigation Tips

Since visitors use different browsers and monitors, and have different preferences in how they navigate through a website, we've provided multiple ways to progress through the studies on KnowingJesusChrist.com.

1) For those who find drop-down, slide-out menus convenient, just hover over the category (menu link on the top bar) and sub-category (menu link in the drop down list).  If there is an arrow to the right of the item, the articles in that category will slide out.  (If there is no arrow, just click on the item.)  Click on any article to read it.  If you have a "wheel mouse," you should be able to roll it toward you to see more of the drop-down menu.

2) If you are unable to see all the drop-down or slide-out items (or just prefer a different way of navigating), click on the category (menu link on the top bar), then on any sub-category in the list that appears.  You will see a list of articles to choose from OR use our Site Map.

3) Most studies are part of a series (category or sub-category).  Each article within the category has a link to the next article so you can progress easily to the next study.

4) At the top of the page, you will also notice "Breadcrumbs" that show which category and sub-category you are in.  You may click on those links to return to the "parent" category or sub-category list.

5) ANSWERS to Review Questions and Quizzes are found in links at the end of the Review Questions or Quiz.  They may also be accessed by clicking on the category (which will show a list of all articles in the category).  The link at the end of the article will cause a pop up window to appear so you may easily refer to other pages on the site; the link in the Category list will open a normal page.

If you're looking for a particular topic, word, or phrase, try the Search feature in the right column.

Close this box by clicking on the top (dark brown) part again.